Nëse do ta përcaktojmë mënyrën sesi shkojë ndeshja Monaco-PSG për Mbapen, lehtësisht mund të përdorim vetëm një fjalë: “Karma”. Pra gjithçka do të kthehet, sado padrejtësi të përjetosh në një moment të caktuar. Lojtari i ri që po prek majën e botës së futbollit me vlerësimet e pafundme që ka marrë, por me veprimin e shëmtuar që ka bërë në mbrëmjen e sotme tregon edhe një anë të errët të karakterit.
Mbape nuk di që të kthejë kokën mbrapa, për të nderuar dhe vlerësuar njerëzit që i kanë shtrirë dorën për herë të parë. Teksa do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë kundër Monacos, për t’i dërguar shifrat në 0-2, nuk ngurroi që të tregonte me gisht dhe të puthte fanellën e PSG ndaj së shkuarës së tij.
E çfarë do të thotë ajo stemë? Përveç shumave marramëndëse që shpenzojnë çdo vit dhe e larë në ar, fanella e PSG ka thuajse zero vlerë për peshën e saj. E për më tepër që erdhi e treguar kundër Monacos, ekipit që i ka besuar për herë të parë Mbapes duke i treguar se kishte të ardhme për futbollist. E ardhur pikërisht ndaj skuadrës së parë që i ka treguar edhe shijen e trofeut të parë në karrierë. Por pavarësisht të gjithave, një nga lojtarët më të shpejtë në Europë tregon se mund të parakalohet dhe të mposhtet nga suksesi dhe shumat monetare. Komente të shumta negative kanë ardhur në drejtim të sulmuesit francez, ndërsa Monaco do ta kthente rezultatin me 3 gola të shënuara për ta bërë që të përfundojë…në tapet. /Sport Ekspres/