Jurgen Celhaka është një prej lojtarëve që mund të cilësohet si më i pa fati. Pas një kohe të gjatë te Legia e Varshavës duke qëndruar në stol, momenti për ish-mesfushorin e Tiranës kishte mbërritur.
I ngelur në hijen e Bartos Slisz, ky i fundit u shit te Atlanta United dhe klubi nuk planifikonte të sillte ndonjë pasardhës. Për këtë arsye, vendi i Slisz do t’i përkiste Jurgen Celhakës që do të niste ndeshjet gjithmonë nga minuta e parë.
Por fati nga ana tjetër, kishte të tjera plane. Gjatë një stërvitje argëtuese në Turqi të Legias, Celhaka ishte duke vrapuar me një top të madh gome. Kavilja e tij përfundoi keq dhe sipas mediave polake, po dyshohet për një dëmtim të ligamenteve. Ato nuk përjashtojnë një dëmtim serioz të Celhakës që do ta lërë jashtë fushës për një kohë shumë të gjatë. /Sport Ekspres/