“Kjo ishte tre herë penallti për Partizanin”, moviola e Lorenc Jeminit: Nuk kishte interes për topin

Lorenc Jemini ka bërë moviolën e ndeshjes te Vllaznia-Partizani, e cila përfundoi në shifrat 1-0. I ftuar në “Procesin Sportiv”, është folur edhe për dy pretendimet e të kuqëve sa i përket penalltisë së dhënë kundër tyre dhe njëkohësisht edhe pretendimin e 11-metërshi te rrëzimi në zonë mes Adilit dhe Brojës. Kështu Jemini shprehet se duhej të jepej një penallti në rastin e Brojës, por që gjyqtari ka gabuar në atë moment. /Sport Ekspres/

Moviola Vllaznia-Partizani

Penalltia kundër Partizanit: “Unë nuk e kuptoj sesi e dha penallti. Topi në fillim shkon në gjoksin e lojtarit. Edhe sikur të kapte në dorën e hapur pasi goditet fillimisht në gjoks, nuk do të ishte penallti. Po këtu është pa kuptim për mendimin tim”

Pretendimi i Partizanit për penallti pas ndërhyrjes kundër Brojës nga Adili: “Nëse ishte penallti ajo e dhënë kundër Partizanit, kjo duhej të ishte tre herë penallti. Kjo pasi lojtari i Vllaznisë shkon dhe ndërhyn direkt vetëm me duar dhe nuk asnjë interes për topin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online