Ekskluzive/ “Këtu dhe në stërvitje luhet fortë”, flet Asani pas golit: Luaj si di ti, kështu më thonë shokët e ekipit

Jasir Asani ka realizuar në përballjen e AIK për Kupë ndaj Kalmarit, në atë fitore me rezultatin 3-1. Ish-sulmuesi i Partizanit e gjeti rrjetën në minutën e 79, teksa duke ndezur turbon i la targën dy lojtarëve të Kalmarit, përfshirë këtu edhe Fidan Alitin.

Gjithashtu futbollisti i ri i AIK dha edhe një asist fantastik në golin e dytë të skuadrës, duke nuhatur situatën dhe duke shërbyer Ylatupan nga mesfusha. Në një stadium të stërmbushur nga tifozët dhe mes shumë emocioneve, Asani ka dhënë prononcimin e tij për “Sport Ekspres”:

“E kam ndierë disa ditë më përpara që do të shënoja gol ndaj Kalmarit. Stadiumi ishte plot dhe tifozët si gjithmonë kanë qenë fantastik. Ata më kanë thënë që bëj qef dhe ndeshjet luaji ashtu siç di ti. Me Alitin kemi biseduar pak në lidhje me ndeshjen e zhvilluar dhe asgjë më tepër. Pastaj stërvitjet që bëhen këtu, luhet shumë fortë, ashtu si ndeshje”, ka thënë Asani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online