“Kjo ishte për të gjithë Bergamon”, Gjimshiti krenohet me eliminimin e Liverpulit: E merituam në të dyja ndeshjet

Atalanta ka eliminuar Liverpulin në çerekfinale të Ligës së Europës me rezultat të përgjithshëm 3-1. Berat Gjishmiti ka folur për mediat pas ndeshjes, duke u shprehur se ekipi i tij e meritonte kualifikimin. Mbrojtësi shqiptar ia përkushton këtë sukses të gjithë qytetit të Bergamos dhe tifozëve të Atalantës.

“Ndjesia e parë është krenaria për këtë rezultat. Kemi pësuar shumë shpejt gol, por kemi qendruar të përqendruar dhe jemi përgjigjur mirë. Në këto dy ndeshje e kemi merituar të kalonim më tej. Provuam të bënim lojën tonë dhe, sipas meje, ia kemi dalë shumë mirë. Pjekuria e treguar në këto ndeshje është një faktor shumë i rëndësishëm. U pa edhe përvoja e shumë lojtarëve të skuadrës sonë. Një përkushtim? Gjithë Bergamos dhe gjithë tifozëve”, ka tgënë Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/