“Kjo ishte ndeshje katastrofë”! Trajneri i Kukësit shpërthen pas humbjes me Kastriotin: Kemi shkatërruar të gjithë punën që kemi bërë

Kukësi e ka pësuar keq në ditën e sotme. Verilindorët vazhdojnë që të jenë në zonën e ftohtë. Nga ana tjetër krutanët nuk dorëzohen dhe kërkojnë që të mbijetojnë në Superiore, pavarësisht se ky mision duket i pamundur. Goli i Santiago Selmanit në minutën e 25 vendosi fitoren e këtij takimi për Kastriotin në shifrat 1-0. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Hallaci: “Kjo ishte një ndeshje katastrofike. Kemi shkatërruar të gjithë punën që kemi bërë. Në pjesën e parë ishim më mirë, në të dytën na munguan të gjitha, grinta dhe dëshira, nuk kishim ide. Thjesht kemi qarkulluar topin, por nuk ishim aspak të rrezikshëm. Lojtarët duhet të marrin më shumë përsipër”.

Cela: “Dua të përgëzoj Hallacin, është miku im dhe ka bërë punë të mirë. Te Kukësi duhet të ngrenë kokën dhe të vazhdojnë kështu. Ne kemi kaluar një traumë pas ndeshjes të fundit. Sot fola më shumë psikologjikisht me ekipin sesa për anë taktike. Jam i lumtur për çunat, duhet të kuptojnë sa vlejnë dhe të kenë besim te vetja. Shpresa na mban gjallë, duhet të besojmë. Ne e nisëm mirë punën, nuk e di se çfarë ndodhi dhe unë u largova. Pastaj kur ika unë Kastrioti ka luajtur 10 ndeshje, ka marrë 8 humbje dhe 2 barazime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *