Kjo ishte e çmendur! Zbulohet numri i interesimeve për bileta kundër Polonisë, janë 250.000…shqiptarë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një jetë kushtuar futbollit dhe sportit në tërësi të Shqipërisë dhe shqiptarëve, shumë vite të kaluara, por Dëfrim Methasani është gjithmonë edhe më i ri dhe më i freskët në pamje, veçanërisht me “look-un” e ri sesi është shfaqur në emisionin Mega Sport. Sekreti? Suksesi i Kombëtares e ka bërë të marrë më shumë energji dhe këtë e ka pranuar po vetë në emision.

“Isha jashtë Shqipërisë, në Zvicër. Si këtë herë, nuk më ka ndodhur kurrë. Po mbanin radhë njerëzit të takoheshin me mua sepse të gjithë donin të flisnin për Kombëtaren. Këtë herë nuk kam paguar darkë apo drekë, askund, ishin tifozët që donin të mbyllnin faturat kudo. Me informacionet që unë kam janë rreth 250 mijë kërkesa nga shqiptarët deri tani për bileta për ndeshjen Poloni-Shqipëri”, tha Methasani. /Sport Ekspres/