Një koment epik ka ardhur nga komentatori Peter Drury gjatë ndeshjes mes Liverpulit dhe Mançester Junatid. Ashtu siç edhe pritej, ekipi i Klop fitoi me lehtësinë e madhe duke i mundur djajtë e kuq në shifrat 4-0.
Ndërkohë Peter Drury e ka komentuar në mënyrë origjinale atë që ndodhi në “Anfield Road”. “Salah dhe Mane po mbajnë Ramazan, por Mançester Junajtid po i gostit, kjo është Haram në Ramazan”.
Në këtë mënyrë komentatori tregon gabimet e shumta te djajtë e kuq që i dhuruan golat kundërshtarëve. Salah arriti që të jepte dy asist dhe të shënonte një gol, ndërsa Mane realizoi një gol dhe dhuroi një asist. /Sport Ekspres/