Kjo do të thotë shumë! Në vendin më të shtrenjtë të botës, Armando Broja është lojtari i tretë më i kushtueshëm në Premier League

Kur merkato e verës ka përfunduar, Premier League tregoi sërish se vazhdon të mbretërojë në tregun e futbollit europian. Jo pak, por 8 nga 10 klubet që shpenzuan më tepër në merkato ishin angleze. Në vendin që lojtarët kushtojnë më shtrenjtë, Shqipërinë e përfaqëson denjësisht Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares është lojtari i tretë më i kushtueshëm sa i përket futbollistëve të rinj. Listën e kryeson Saka që shkon në vlerën e 65 milionë eurove, i ndjekur nga Livramento që vlen 25 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë vjen Armando Broja me 22 milionë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *