Kishte prerë biletën për Argjentinë, mund të përfundojë te Lacio!

Gustavo Gomez ishte një hap larg firmës me Boka Xhuniorsin dhe pritej që në arkat e klubit të Milanit të kalonin 6 mln euro dhe 20% e kartonit në rast rishitje.

Gjithçka e kryer, por në fund është prishur, jo për shkak të Milanit, por sepse Boka kishte vendosur një klauzolë në kontratën e Gomezit (1 mln euro në sezon) që ka xhindosur lojtarin, i cili kishte prerë edhe biletën për në Buenos Aires dhe do të udhëtonte këto ditë.

Duke përfituar nga kjo situatë dhe duke parë se Açerbi nuk do të vishet bardhekaltër, pasi Sasuolo kërkon më shumë nga sa ishin paktet, Igli Tare është hedhur në sulm për Gomezin, sipas “Sky”. Mes dy ekipeve mund të lindë edhe një marrëveshje që mund të përfshijë Imobilen, por në vijim do të ketë lajme të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *