Manchester City do të përballet mbrëmjen e nesërme e Slovan Bratislava-n në ndeshjen e dytë të Champions League-s. Trajneri Vladimir Ëeiss, gjatë konferencës për shtyp të dhënë për gazetarët, e ka krahasuar Guardiolën me arkitektin e njohur katalanas, Antoni Gaudin. Sipas tij, të dy janë gjeni dhe të paparashikueshëm.
I pyetur në lidhje me këtë krahasim në konferencën për shtyp, vetë kreu i pankinës së Manchester City-t është përgjigjur ne doza humori. “Nuk kishte pikë ndonjë gotë verë kolegu im, apo jo? Përpara se ta thoshte këtë”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/