Kishte përshkruar 12 kilometra vetëm kundër Milanit, çfarë mesfushori 19-vjeçar do të debutojë me Rejën

Kristjan Asllani! E ardhmja e Shqipërisë është plot me emra premtues dhe të ndritur. Mesfushori është vetëm 19-vjeç dhe po luan thuajse në çdo ndeshje së fundmi me Empolin, duke mbajtur fanellën e titullarit.

Në takimin e fundit kundër Milanit ishte një prej më të mirëve në fushën e lojës. Këtë e pranoi edhe trajneri i Empolit, Andreazoli. “Ka personalitet, interpretim loje, kilometra të kryera. Duhet të ketë bërë rreth 12 kilometra ndaj Milanit pasi tregoi shumë në fushë, por ka edhe më tepër për të dëshmuar”, tha tekniku.

Ndërkohë kjo do të jetë risia e madhe e pranuar deri më tani nga Reja. Trajneri i Kombëtares është shprehur se e ka grumbulluar Asllanin për dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë dhe Spanjës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online