Armando Broja nuk do të mund të zbresë në fushë më 30 tetor në ndeshjen kundër Ëatford-it. Këtë e konfirmon vetë trajneri Raplh Hasenhuttl, i cili është shprehur se dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në momentin e shënimit të golit kundër Bunrley-t ia bënë të pamundur të luajë këtë fundjavë. Një dëmtim ky që vjen në momentin më të mirë për Brojën, i cili kishte nisur serinë e tij të golave me Southampton-in.
“Mendoj se Broja nuk do të jetë i disponueshëm në fundjavë, sepse pati një dëmtim të kyçit të këmbës pas ndeshjes me Burnley-n kur shënoi golin. Kështu që me siguri do të mungojë për këtë ndeshje”, ka thënë Hasenhuttl./Halit Delibashi-Sport Ekspres/