“Faulli ndaj Bajramit ishte për VAR“, ironia e presidentit të Empolit: Më ndodhin gjithmonë këto episode

Empoli humbi mbrëmjen e djeshme kundër Interit, që fitoi me shifrat 2-0. Gjatë ndeshjes pati edhe vendime të arbitrave që sollën më pas polemika. I tillë ishte momenti kur Nedim Bajrami u rrëzua në zonë pas kontaktit me njërin prej lojtarëve zikaltër. Gjyqtari e cilësoi si ndërhyerje të rregullt, ndërsa VAR-i qendroi në heshtje. Në një intervistë për “SiGonfiaLaRete.com“, presidenti i Empolit është shprehur se faulli ndaj lojtarit shqiptar ishte një episode kur teknologjia duhej të kishte ndërhyrë. Më tej Fabricio Korsi nuk i kursen as ironitë, teksa shton se momente të tilla i ndodhin gjithnjë.

“Arbitrat? Janë djem të mirë, më vjen keq që fjalët e mia mund t’i bëjnë keq. Pas kësaj i pashë edhe ata keq. Logjikisht faulli ndaj Bajramit është një episod VAR-i, arbitri mund të gabojë. Kam bërë 11 ose 12 kampionate në Serie A dhe këto episode më kane ndodhur gjithmonë, shumë më pak nga sa mund të ndodhin me Napolin padyshim. Nëse ka 10 radio dhe 15 televizione, shtypi, dhjetë milionë tifozë napolitanë në botë dhe prandaj gjëja përforcohet. Nga këndvështrimi ynë duhet të jemi më të kuptueshëm, këtë e kam mësuar në 30 vitet e fundit”, ka deklaruar Fabricio Korsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online