“Kishte interes për Shpendin”, drejtori sportiv nuk kishte në plan shitjen: Nuk i shqyrtova kurrë ofertat

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kristjan Shpendi ishte një nga emrat e lakuar për një transferim të mundshëm te Fiorentina. Interesimet për sulmuesin shqiptar dhe për Bertin e Klinsmanin, lojtarët më të spikatur të Çezenës, i ka pohuar edhe vetë drejtori sportiv i bardhezinjve. Filipo Fuskoja ka deklaruar në konferencë për shtyp se klubi nuk kishte nevojë të shiste lojtarë, prandaj ka zgjedhur të mos i shqyrtojë ofertat e ardhura për ta.

“Ne i jemi përmbajtur planit të klubit, i cili ishte të ndërtonim një ekip që mund të zhvillojë lojtarët e tij brenda një buxheti të paracaktuar.  Transferime? Nuk kemi pasur kurrë nevojë të shesim. Kishte interes për Shpendin, Bertin dhe Klinsmanin. Ne thjesht i grumbulluam ofertat, por kurrë nuk i shqyrtuam ato ose nuk i shtymë më tej”, është shprehur Filipo Fuskoja./Sport Ekspres/