“Kishte frikë nga Premier Liga”, ish-menaxheri jep deklaratën e fortë për Levandovskin: Jepte justifikim fëmijënor

Ish-menaxheri i Robert Levandovskit ka dhënë një deklaratë të fortë ditët e fundit. Kuçarski ka zbuluar se sulmuesi polak ka refuzuar gjithmonë të transferohej në Angli dhe justifikimi që jepte ishte gjithmonë fakti se në ishull binte shumë shi. Por ish-menaxheri i yllit të Bajernit të Mynihut tregon se sipas tij, pas këtij justifikimi fshihej frika e dështimit në një kampionat si Premier Liga.

“Dëgjoja gjithmonë Robertin të jepte një shpjegim fëmijënor që binte shumë shi në Angli. Por mendoj se arsyeja e vërtetë ishte se ai mendonte se nuk do të ishte aq efiçent sa në Gjermani“, ka thënë Çezari Kuçarski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online