Është vitrina e preferuar e Juventusit/ Klubi italian kthen sytë nga Bajrami, ndihet dora e… Ramadanit

Fiorentina ka një bashkëpunim të frytshëm me Fali Ramadanin. Menaxheri i njohur ndikoi në rinovimin e kontratës së trajnerit Italiano, si dhe është  njeriu që po ndërmjetëson transferimin e Luka Joviçit nga Reali i Madridit në radhët e violëve. Por “La Repubblica” shkruan se dora e menaxherit shqiptar ka nisur të ndihet te Fiorentina edhe me një tjetër element.

Skuadra italiane ka kthyer së fundmi sytë nga Nedim Bajrami. “Fantazisti” i Empolit la pas një sezon mjaft pozitiv, duke u renditur ndër më të mirët e kampionatit për sa i përket rolit të tij në fushë. Mbetet për tu parë se si cila do të jetë e ardhmja e Bajramit, i cili pëlqehet edhe nga Sasuolo dhe Napli.

Një kalim te Fiorentina do të ishte një hap përpara në karrierën e tij, duke qenë se do të ketë mundësinë të luajë për një ekip që do të garojë në kompeticionet europiane. Gjithashtu “vjollcët” janë një trampolinë e mirë për të shkuar në një klub të madh, teksa vitet e fundit ka shërbyer si vitrina e preferuar e Juventusit. Kujtojmë se prej aty, “zonja e vjetër” ka marrë Kuadradon, Bernardeskin, Kiezën dhe së fundmi Vlahoviçin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online