Kishte dëgjuar vetëm gjëra të këqija për shqiptarët, De Biazi: Më kujtohet nata e parë në Tiranë, kisha frikë dhe vendosa karrigen prapa derës

De Biazi ka kujtuar paragjykimet që kishte për shqiptarët përpara se të vinte dhe të firmoste për Shqipërinë. Një pohim i shkurtër dhe i marrë nga “Exclusive” në Top Channel, kishte De Biazin si portagonist i cili rrëfeu frikën për vjedhjen që mund t’i bëhej nga shqiptarët në natën e parë të qëndrimit në Tiranë.

“Më kujtohet nata e parë që duhej të flija në një hotel në qendër të Tiranës. Vendosa një karrigen prapa derës së dhomës se kisha frikë mos më hynte njeri natën. Imagjinojeni sesi krijohen disa perceptime apo paragjykime për disa njerëz. Sot më vjen për të qeshur”, tha De Biazi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *