“Kishin vënë bast për Nigerinë”, ish-lojtari i Serie A flet pas arratisjes nga rrëmbimi: Më hynë me forcë në makinë

Krsitian Obodo ka rënë pre e një ngjarje shumë të rëndë ditën e dielë. Ish-mesfushori i Kombëtares së Nigerisë, që për një dekadë ka qenë pjesë e Serie A, është rrëmbyer teksa po shëtiste me të dashurën e tij me makinë në qytetin e Vari. Ish-lojtari ia ka dalë të arratiset dhe ka rrëfyer për “AFP” përjetimin e hidhur të tijin dhe duket se një nga arsyet që kanë shtyrë pengmarrësit drejt këtij rrëmbimi ishte edhe ndeshja e Nigerisë me Sierra Leonen që përfundoi me shifrat 4-4.

“Ata e shtynë të dashurën time nga makina, ndërsa një i armatosur i tretë ngiste makinën pas nesh. Unë po lutesha dhe po përpiqesha të zhvilloja një bisedë me ta duke i pyetur se çfarë kam bërë, por ata më bërtitën dhe më thanë që të heshtja dhe se nëse lëshoja ndonjë zë do të vritesha. Rrëmbyesit madje më tregonin se si ata humbën para për vendosjen e basteve që Nigeria të shënonte në pjesën e dytë.

Pas disa orësh më thonë të ndaloj makinën dhe shkojnë te personi i 3-të që na ndiqte nga pas. Në atë moment shfrytëzova rastin dhe u largova. Ata nuk më lënduan ose më frikësuan, por unë nuk mund ta kuptoj arsyen që dikush të dëshirojë të më kalojë përsëri këtë lloj gjëje”, përfundon Kristian Obodo, i cili 8 vite më parë ka përjetuar një histori të tillë, ku është rrëmbyer dhe është shantazhuar për një shumë prej 150 mijë eurosh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *