“Festa mbaroi me mbylljen e ndeshjes”, nuk ka vend për eufori për Bulkun: Duhet të fitojmë me çdo kusht ndaj Bjellorusisë

Rrugëtimi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve përfundon të mërkurën, ku duhet të luajnë gjithçka për gjithçka në mënyrë që të rrëmbejnë vendin e parë në grup. Fitorja ndaj Kazakistanit ndezi festën në kampin kuqezi, por tashmë euforia dhe gëzimi është lënë pas në të shkuarën. Në një prononcim për “Sport Time“, Ervin Bulku ka folur për Kombëtaren shqiptare.

Ish-lojtari i kuqezinjve është shprehur se ekipi është grumbulluar menjëherë për të analizuar ndeshjen dhe për të përmirësuar gabimet. Sipas tij fitoja me Bjellorusinë duhet të vijë me çdo kusht, pasi edhe mundësitë flasin në favor të ekipit tonë kombëtar.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e djeshme ndaj Kazakistanit?
“Sigurisht që po, por tani kemi nisur të përgatitim ndeshjen e radhës. Po analizojmë ato që bëmë mirë dhe ato që gabuam dje, për t’i korrigjuar dhe për të bërë më të mirën në ndeshjen e radhës”.

A ju vë ndopak në presion fitorja e djeshme e Bjellorusisë?
“Ne duhet të fitojmë me çdo kusht ndeshjen me Bjellorusinë, pasi nëse duam të arrijmë në vendin e parë në grup, na duhen tre pikët. Mundësitë i kemi dhe çdo gjë e kanë lojtarët në këmbët e tyre”.

Si u përjetua në pankinë goli i Cikalleshit, që ishte i pari i realizuar në “Air Albania”?
“E përjetuam shumë mirë golin e Cikalleshit dhe normalisht që e festuam, por gjithçka mbaroi me mbylljen e ndeshjes, pasi menjëherë u nisëm në vendgrumbullim dhe filluam të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

A mendoni se pavarësisht rinovimit, skuadra ka nevojë edhe për veteranë si Memushaj e Abrashi, që sot ishin nga më të mirët?
“Çdo futbollist ka moshën apo ciklin e tij, por në ekipin kombëtar thirren gjithmonë ata që janë në formën më të mirë. Përfaqësueset nuk janë si një skuadër të cilën e stërvit çdo ditë, por grumbullohen vetëm me raste dhe normalisht që luajnë ata që janë në gjendje më të mire”, ka thënë Ervin Bulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online