“Edhe në futboll ka një limit“, Morati komenton situatën e Eriksenit: Ka lojtarë të talentuar që nuk arrijnë sukses

Situata me Kristian Eriksen te Interi nuk po merr një zgjidhje që të kënaqë lojtarin. Danezi u soll me bujë në Milano, por nuk ia doli të zinte një vend në formacion, pavarësisht aftësive të mëdha që ka. Një futbollist i një niveli të tillë padyshim që nuk e ka të lehtë ta kapërdijë stolin dhe ka dhënë gjithnjë mesazhe të koduara në media për Konten.

Situatën e tij ka zgjedhur ta komentojë edhe ish-presidenti i njohur i Interit, Masimo Morati. Ky i fundit shpjegon se nëse kjo gjendje vazhdon, atëherë klubi do e nxjerrë në shitje, ndërsa si objektiva të merkatos i sugjeron zikaltërve Kantenë dhe Kulibalinë.

“Eriksen? Ndodh që lojtarët që bashkohen në skuadër sepse kanë talent, por më pas nuk arrijnë të jenë të suksesshëm, si për nga karakteri, ashtu edhe për nga ambientimi. Kjo është ajo që po ndodh edhe me të. Futbolli është i durueshëm, por deri në një pikë. Nëse kjo vazhdon, unë mendoj se Interi mund ta shkëmbejë atë. Kanté do të ishte shumë i dobishëm për ekipin. Unë gjithashtu do të kisha marrë Koulibalinë sepse ai është mbrojtësi më i mirë në Europë”, ka thënë Masimo Morati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online