Kishin marrë shkopinj gome dhe ishin nisur drejt romakëve, tifozët holandezë i përdorin ndaj policisë shqiptare

Mbrëmja e sotme nuk ka qenë e qetë për forcat e rendit. Tifozët holandez ishin pajisur me shkopinj gome dhe gurë dhe ishin nisur drejt romakëve për t’u përleshur. Policia e shtetit u ka paraprirë, çka ka sjellë edhe përplasjen mes tyre.

Uniformat blu kanë përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur holandezët, të cilët nga ana tjetër kanë dëmtuar një makinë policie, si dhe kanë përdorur gur dhe shkopinj në drejtim të forcave të rendit. Sipas “TV Klan“, ishin rreth 200 tifozë holandezë që janë përfshirë në këtë incident./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *