Kishin dy vite pa fituar dhe ia dalin kundër Kosovës, trajneri i Bjellorusisë: Ata nuk kishin asnjë shans, ne kishim 5 raste në pjesën e parë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Bjellorusia kishte pa fituar që në vitin 2021 në një ndeshje zyrtare. Megjithatë kjo Kombëtare ia doli kundër Kosovës në mbrëmjen e djeshme, atje ku triumfoi me shifrat 2-1. Menjëherë pas takimit, trajneri i bjellorusëve, Kondratieva, u shpreh se rezultati duhej të ishte më i thellë.

“Jemi të lumtur që fituam sot. Djemtë bënë një punë të shkëlqyer në fushë. Gjëja më e rëndësishme që më pëlqeu është se luajtën saktë. Edhe pse ia vështirësuan jetën vetes në fund të ndeshjes, përjetuan momente ankthi.

Ne patëm një ndeshje të mirë, mund të kishim shënuar në pjesën e parë. Kosova nuk kishte momente të mira, por ne kishim katër ose pesë”, tha Kondratieva. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *