Kina “josh” Balotelin: 30 milionë euro në sezon

Mario Baloteli është ende në pritje të mësojë se si do të vazhdojë karriera e tij. Sulmuesi i përfaqësueses italiane është i destinuar të largohet nga Nica, për të nisur një aventurë të re.

Sipas gjasave a ardhmja e tij do të mbetet larg Serisë A italiane, ndërsa në Ligën e Parë franceze Marseja ka shprehur interes serioz që të sigurojë shërbimet e 27-vjeçarit. Problem ndërmjet palëve është vetëm kohëzgjatja e marrëveshjes, me Balotelin që kërkon kontratë 1-vjeçare, për të qenë më pas i lirë të vendosë për të ardhmen.

Kjo pengesë rrezikon ta bëjë ish-lojtarin e Milanit, Interit dhe Mançester Sitit që të ndryshojë mendje, edhe sepse së fundmi në adresë të Balotelit ka ardhur një ofertë tronditëse nga Kina: 30 milionë euro rrogë në sezon. Shifra e josh, por problem është niveli i ligës në vendin aziatik.

I sapo kthyer në përfaqësuesen italiane, ku cilësohet një element i rëndësishëm nga trajneri Mançini, me transferimin në Kinë sulmuesi do të rrezikonte vendin tek “të kaltërit”. Dilema nëse duhet të zgjedhë milionat apo të mendojë për karrierën është arsyeja përse Baloteli ka kërkuar kohë, për të marrë vendimin më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *