Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi francez Kylian Mbappe nuk është më me Ines Raun, vajzën transgjinore me të cilën ishte në një lidhje. Tani ka filluar sërish të takohet me ish-të dashurën e tij, Rose Bertram.
Modelja 28-vjeçare belge ka qenë me Mbappe në të kaluarën dhe më parë ishte në lidhje me Gregory Van der Wiel, ndërsa holandezi luante për PSG.
Mbappe pushoi së ndjekuri modelen transgjinore 32-vjeçare Ines, ndaj supozohet se lidhja tashmë ka marrë fund. Mbape është rikthyer me femrën belge që zbukuron kopertinat e revistave të famshme dhe thjesht rrëmben shumë vëmendje me bukurinë dhe pamjen e saj perfekte.
Ndërkohë mediat e huaja raportojnë historinë e Rose, që ajo kreu marrëdhënie për herë të parë kur ishte vetëm 13 vjeçe. Pikërisht, Rose ka pranuar në një intervistë se ka përdorur dokumente false dhe se me ndihmën e tyre ka mundur të gjejë veten në vende që normalisht ishin të ndaluara për personat nën 18 vjeç.
Kam filluar të grimoj shumë e re, por në mënyrën e gabuar. Shumë! Fillova të merrja një pasaportë false kur isha rreth 13 vjeç, sepse thjesht më pëlqente të kërceja dhe të shoqërohesha me njerëz më të mëdhenj në moshë”, tha ajo për revistën ITG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/