FIFA çel hetimin për hyrjen e Nusretit në festën e Argjentinës, të dhënat të dërgojnë te një njeri i vetëm

Një nga çuditë më të mëdha të këtij Botërori ishte prania e Nusret Gokçesë në festën e Argjentinës në finalen e madhe të zhvilluar në Doha. “Salt bae” preku edhe trofeun e Kupës së Botës, çka përbën një thyerje të rregullave të FIFA-s. Pyetja e madhe ishte  se si arriti një shef i njohur kuzhine të merrte në duart e tij trofeun e Kupës së Botës.

FIFA ka njoftuar çeljen e një investigimi për këtë çështje, megjithëse të dhënat bëjnë të dyshuar vetë kreun e kësaj organizate. Xhani Infantino është një mik i mirë i Nusretit, të cilin ka ndaluar së ndjekuri në rrjetin social “Instagram” menjëherë pas hyrjes së tij në fushë pas finales. Nga ana tjetër kreu i FIFA-s ka frekuentuar shpesh herë restorantet e Nusretit, duke i reklamuar në rrjetet e tij sociale.

“Si një nga simbolet më të dalluara të botës së sportit, trofeu origjinal i FIFA-s mund të preket vetëm nga njerëz të caktuar, duke përfshirë fites të mëparshëm dhe individë të përzgjedhur. FIFA po investigon se si njerëz të caktuar ia dolën të hynin në fushë pas ceremonisë në 18 dhjetor. Do të ketë një investigim brenda organizatës”, ka njoftuar FIFA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online