Arbitri i Botërorit del në intervistë me telefon në dorë, “degjeneron” francezët: Po kjo çfarë është?

Arbitri Szymon Marciniak ishte njeriu që drejtoi finalen e Botërorit të Katarit. Polaku nuk e përdori në asnjë moment VAR duke guxuar shumë, pavarësisht situatave të vështira.

“Gianni Infantino bëri shaka pas ndeshjes se pse po shpenzon kaq shumë para për teknologjinë, kur ne jemi kaq të saktë pa e përdorur atë”, tha Marciniak që ndodhej në konferencë për shtyp.

Francezët kishin pretendime se goli i fundit i Argjentinës duhej të anulohej pasi para se të shënohej goli, ishin disa lojtarë të Argjentinës që nga stoli kishin kaluar vijën e fushës. L’Equipe e ka quajtur skandal faktin se arbitri nuk e njohu këtë rregull dhe lejoi golin.

Por Marciniak ka heshtur përgjithmonë francezët duke i sjellë pamjet e rastit të tyre të fundit, ku Martinez i mohoi golin dhe shumë lojtarë të Francës hyn nga stoli në fushë.

“Dhe francezët nuk e përmendën këtë foto, ku shohim se si janë shtatë francezë në fushë. Para së gjithash, a duhet të ndikojë kjo situatë në lojë? Dhe cili ishte ndikimi i djemve që u ngritën dhe u hodhën në fushë?

Po kërkoni një pikëmbështetje në çdo gjë dhe kjo nuk është seriozitet. Ka gazeta serioze dhe nga ata që kërkojnë publicitet. Më shkruanin miq, arbitra në Francë. Arbitrimi ishte i shkëlqyer”, tha Marciniak. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online