Nuk e dimë nëse Usain Bolt e ka parë ndeshjen Argjentinë-Francë, por e sigurt është që ka parë “botë” e uebit dhe rrjetet sociale, ku vrapimi i jashtëzakonshëm i sulmuesit të ri francez, që ka qenë një “rrufe” e pakapshme nga Maskerano & Co, është krahasuar pikërisht me rekordmenin sprintier…
E ndërsa Bolt po provon futbollin në Norvegji me Stromsgodset, në Rusi, Mbape po provon të bëhet atlet, edhe pse dopieta e fut në histori dhe e afron në një piedestal me Pele…
Të kujton edhe filmin e famshëm “Forest Gump”, ku aktori në fjalë, Tom Hanks, ishte i paralizuar, por nisi një vrapim që do të ndalej pasi i ra Amerikës kryq e tërthor…