Kieza “lihet në baltë”, italiani kërcënon Fiorentinën!

Federiko Kieza ka nisur luftën me Fiorentinën për largimin e tij. Juventusi e kërkon me çdo kusht, me Kiezën që gjithashtu dëshiron kalimin te bardhezinjtë.

Gjithsesi, problemi tashmë janë pronarët e rinj të Fiorentinës. Këta të fundit nuk duan ta lejojnë “xhevahirin” e tyre të largohet dhe këtë gjë ia kanë bërë të qartë edhe Juves.

Pikërisht ky gjest e ka tërbuar Kiezën, pasi atij i ishte premtuar që në fund të sezonit do të largohej. Sidoqoftë, premtimi ishte bërë nga pronarët e vjetër dhe presidenti i ri nuk do t’ia dijë me sa duket.

Kieza tashmë ka kërcënuar ekipin vjollcë se nuk do të luajë deri në fund të kontratës së tij dhe se më pas do të largohet me parametra zero. Lufta duket e ashpër dhe sapo ka nisur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *