Kievo fabrikë talentesh, merr edhe talentin e Shqipërisë U-17

Merkatoja nuk bëhet vetëm për emrat e mëdhenj dhe për miliona euro që qarkullojnë nga një klub te tjetri, por edhe për të afruar lojtarë që në një të ardhme mund të rezultojnë një investim shumë fitimprurës. Klubet e vegjël, që nuk kanë mundësi t’i blejnë lojtarët cilësorë me shifra me shumë zero nga pas, mundohen të gjejnë mënyrën për t’i zbuluar e rritur vetë talentet.

Një ndër klubet më të kujdessshëm në këtë aspekt është Kievo, që punon jashtëzakonisht me të rinjtë dhe këto vitet e fundit është lidhur ngushtë me Shqipërinë, duke afruar disa lojtarë të talentuar, apo duke huazuar në Shqipëri lojtarë si Ekuban e Soue, me të parin që rezultoi një sukses i vërtetë, sepse pas një sezoni me Partizanin u shit për 560 mijë euro te Lidsi në Angli.

Sot Kievo ka zyrtarizuar firmën me një tjetër talent shqiptar, sepse ka marrë nga Breshia sulmuesin Brijan Ibrahimi. Është pjesë e Shqipërisë U-17. Dhe tashmë kalon në huazim te Kievo, që ka të drejtën e blerjes përfundimtare. Fillimisht Ibrahimi do të luajë me skuadrën e të rinjve, Primavera. Operacioni u realizua nga FreeSport Management, kompania e menaxherit të njohur Sokol Haxhia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online