Kielini: Fati vjen nga përvoja, shikoni Realin që nuk gabon!

 

Xhorxho Kielini ka shpërthyer në festë pas ndeshjes: “Një ndeshje e vështirë që mendonim të bënim, në fund të pjesës së parë kishim vështirësi, por sërish besonim dhe nëse do të arrinim të tregoheshim të aftë te rastet që do të na paraqiteshin, atëherë besoj se do të shënonim, siç edhe bëmë. Një fitore e merituar mes ndeshjes së vajtjes dhe kthimit. Vendosi shumë përvoja, sepse atyre u mungoi shkëndija. Fituam si ekip”. Ndërkohë, Kielini bën edhe krahasimin me sfidën Real-PSG…

“Mendimi i të gjithëve është se fitoi historia, sepse nuk është rastësi që Reali nuk i gabon këto ndeshje. Pesë ose gjashtë vjet më parë, nuk do të kishim këto fate. Në vitin e parë të Alegrit bëmë një rrugëtim të bukur. Mund të përmirësohemi dhe luajmë më mirë, ky grup ka shumë dhe kur nuk vjen loja, vjen rezultati në një tjetër mënyrë. Jemi të fortë për të na mundur”.

Po tani, kampionati apo Champions? “I di përmendësh ndeshjet në kampionat, por tani vëmendja është te miku ynë që u nda nga jeta, për të cilin do të shkojmë në ceremoninë e lamtumirëë. Duhet të çojmë përpara atë që Davide na la. Fitorja i dedikohet atij, por kjo dihej”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online