Khabib Nurmagomedov foli para gazetarëve në konferencën për shtyp pas fitores së titullit të peshave të lehta të “UFC” ndaj irlandezit Konor MekGregor. Sportisti nga Dagestani kërkoi falje mbi skenat e shëmtuara që ndodhën pas përfundimit të duelit.
NDJESA – “Si fillim dua t’i kërkoj falje “Komisionit Atletik të Nevadës” dhe qytetit të Las Vegasit. E di se nuk tregova anën time më të mirë”, tha fillimisht fituesi i duelit të mbrëmshëm, i cili më pas deklaroi se situata ishte e ekzagjeruar, duke i kujtuar gazetarëve se Mekgregor ka bërë gjëra më të rënda në të shkuarën dhe nuk është dënuar.
JUSTIFIKIMI“Nuk e kuptoj pse njerëzit flasin se përse unë u hodha nga kafazi. Ai ka fyer fenë time, vendin dhe babain tim. Ai ka sulmuar në të shkuarën një autobus dhe gati vrau disa persona, për këtë duhet të shqetësoheni. Se kuptoj pse merren me mua”
“Media i ka ndryshuar pak sportin e arteve marciale të kombinuara (MMA). Është një sport ku respekti vihet në radhë të parë dhe jo ngacmimet e kota midis kundërshtarëve. Dua ta ndryshoj këtë sport. Nuk dua që të ketë ofendime midis kundërshtarëve mbi baza fetare, kombëtare ose familjare”.
“Ju thashë. Ai dhe gjithë skuadra e tij dinë vetëm të dorëzohen . Ju a thashë, nëse do të bënte një gabim do e kapja dhe do të dorëzohej. E quajnë kampion bote në dy pesha të ndryshme. Por, sot ai u dorëzua dhe prandaj ky brez është këtu me mua”, përfundoi Khabib Nurmagomedov.