Vasil Ruci ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. I pyetur mbi Botërorin, Ruci kishte një parashikim interesant sa i përket finales së Botërorit. “Fundi i Mesit ka nisur që prej 1 viti. Në Argjentinë nuk duan ta besojnë ende këtë. Kampion bote nuk të nxjerr individi, por grupi. Mendoj se Mesi do të dalë edhe këtë herë pa asnjë Kupë bote. Argjentina ka pasur individë, nuk pa asnjëherë grup.
Mendoj se Botërori në dimër favorizon shumë Anglinë. Më para ata e kishin mendjen te plazhi, tani jo. Unë zakonisht lidhem me një lojtar, jo me një ekip. Këtë herë jam i lidhur me Kevin De Bryune, ky lojtar më pëlqen shumë, duket si një futbollist robot. Më duket si Nënë Tereza e shqiptarëve se vetëm shërben në zonë. Në finale shoh Belgjikë-Angli”, tha Ruci. /Sport Ekspres/