“Këtu ka luajtur edhe Rei Manaj”, Myrto Uzuni prezantohet si lojtari i ri i Granadas: Ju kam parë edhe kundër Teutës!

Myrto Uzuni është prezantuar para gazetarëve si lojtari më i ri i Granadas. Pavarësisht se sulmuesi shqiptar kishte bërë debutimin ndaj Real Madrid, nuk ishte bërë ende dalja zyrtare. Sulmuesi është shprehur se e njihte Granadan pasi ka luajtur me Teutën më herët dhe njëkohësisht atje ka qenë edhe Rei Manaj. “Dua të falenderoj trajnerin për besimin që tregoi te mua, menaxherin dhe familjen time.

Jam këtu për të arritur qëllimet e mia. E dija që Granada ishte në një nga kampionatet më të mëdha të Europës. E njihja pasi e kam parë në ndeshjen kundër Teutës dhe këtu ka qenë Rei Manaj, dija shumë për këtë skuadër. Ishte një ëndërr e bërë realitet pasi luajta në Santiago Bernabeu. Më kanë ndihmuar shokët e ekipit që të përshtatem shpejt. Po ndihem shumë mirë”, tha Myrto Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *