“Dëshmia e keq menaxhimit dhe polemikave”! Tifozët e Partizanit ironizojnë me drejtuesit: Urime për kalimin e çerekfinales

Partizani arriti që të kalonte turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë pasi mundi Dinamon. Urimi në formën e ironisë ka ardhur edhe nga tifozët besnik të klubit, “Ultras Guerrils”. Këta të fundit shprehen se kënaqësia për këtë kalim në gjysmëfinale tregon qartësisht keqmenaxhimin e klubit që ndër vite e ka konsideruar të dorës së dytë Kupën, duke kërkuar gjithmonë trofeun e kampionatit.

“Urojmë klubin Partizani dhe drejtuesit e tij, për arritjen e njërit nga objektivat madhor sezonal, atë të kalimit të turit çerekfinal të kupës së Shqipërisë. Padyshim vëmendja e madhe kushtuar këtij turi shkon edhe në proporcion me polemikat, keqmenaxhimin dhe sfumimin e cdo objektivi tjetër sezonal.

Kupa e Shqipërisë është një trofe i lënë në harresë dhe neglizhim për vite të tëra nga Partizani, deri në atë pike sa humbi primatin si rekordmen i këtij trofeu. Ndaj fitorja e 3 ndeshjeve të radhës dhe rrjedhimisht këtij kompeticioni ka rëndësi të vecantë për fanellën dhe tifozerinë e Partizanit”, shkruan Ultras Guerrils. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online