Paolo Dibala po rigjen formën e duhur me fanellën e Romës. Sulmuesi argjentinas ishte vendimtar në kualifikimin e mbrëmshëm të verdhekuqve në gjysmëfinale të Ligës së Europës. Pas ndeshjes kundër Fejnordit, Murinjo ka folur për Dibalën dhe i ka dhënë një mesazh edhe Juventusit me fjalët e tij. Trajneri portugez ka thënë se Dibala gjeti në Romë lumturinë e humbur te Juventusi dhe një trajner që e kuptonte.
“Ai ishte në kërkim të gëzimit që kishte humbur te Juventusi dhe e gjeti këtu. Gjeti një grup të mirë, gjeti një tifozeri që e do, gjeti një trajner që e kupton. Sigurisht që ai mendon se ka cilësitë për të luajtur në ekipet më të mira të botës, dhe mendon mirë, por këtu ka gjetur një hapësirë për lumturi dhe dashuri”, ka thënë Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/