Janë në sezonin e errët La Liga, por arritën në gjysmëfinalen e Europa League! Kjo është skuadra që kërkon Myrto Uzunin

Myrto Uzuni është duke kaluar një sezon fantastik te Granada. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 21 gola deri tani në La Liga 2. Këto statistika impresionuese kanë ngjallur interesimin e disa skuadrave të njohura.  “Todofichajes” raporton se Sevilla e ka në plan të parë nënshkrimin me sulmuesin shqiptar. Në La Liga, ky ekip është duke kaluar sezon të errët pasi po luftojnë për mbijetesë. Por nga krahu tjetër kanë eliminuar Manchester United dhe gjenden në gjysmëfinalen e Europa League.

Sipas medias spanjolle, Sevilla e ka shprehur interesimin për të nënshkruar me Uzunin. Megjithatë ky transferim mund të ndodh në momentin kur të kuptohet më mirë situata e dy skuadrave, pra në fundin e sezonit kur të jetë mësuar renditja e Sevilla në La Liga dhe e Granada në La Liga 2. Kjo e fundit është duke e tunduar Uzunin pasi i ka premtuar shiritin e kapitenit nëse ngjiten në elitën e futbollit spanjoll. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online