VIDEO/ Hyn nga stoli dhe vendos ndeshjen, sulmuesi shqiptar i jep fitoren skuadrës së tij

Indrit Tuçi ishte shpëtimtari i Lokomotivës së Zagrebit ditën e sotme. Sulmuesi shqiptar hyn në fushën e lojës në pjesë ne dytë të takimit dhe i jep fitoren skuadrës së tij. Lokomotiva e Zagrebit fitoi me rezultatin minimal 1-0 kundër Shibenikut dhe goli mban autorësinë e Tuçit.

Ky i fundit godet saktë me kokë në zonën kundërshtare dhe në minutën e 80 shënon golin e vetëm të kësaj ndeshjeje. Lokomotiva shkon në kuotën e 37 pikëve, duke u renditur kështu në vendin e 7 të renditjes së kampionatit kroat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online