Këto fjalë do të sjellin vërshëllima në çdo prekje topi, lojtari kroat i Milanit nuk ndiente asgjë për Dinamon e Zagrebit

Në ndeshjen e javës së 5-të të Champions League, Dinamo e Zagrebit do të presë Milanin dhe kushdo që fiton tre pikë në këtë ndeshje do të ketë shanse të mëdha për t’u kualifikuar më tej. AC Milan do të mbërrijë si favorit për ndeshjen jashtë fushe në Zagreb ndaj Dinamos. Kuqezinjtë kanë një plan të qartë për t’iu afruar kalimit nga grupi me tre pikët e marra. Nuk do të jetë e lehtë për ta. Dinamo është një rival shumë i pakëndshëm me shumë futbollistë cilësorë dhe para kësaj ndeshje ka folur futbollisti i kroat i Milanit, Rebic.

“Stadiumi nuk është si në Itali, por fusha është e njëjtë për ne dhe për ata. Fusha është e bukur, por atmosfera në tribuna nuk është aq ferri sa në Poljud të Splitit. Ata nuk janë një motiv i veçantë për mua. Kam luajtur kundër tyre, por këtu, më vjen mirë që erdhëm në Kroaci dhe të luajmë kundër shumë miqve”, tha Rebic, i lindur në Split dhe tifoz i Hajdukut, që nuk ndjen shumë për vizitën në shtëpi. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online