“Këtë vit nuk ka hierarki në Serie A”, De Biazi me fjalë të mëdha për sulmuesin serb: Është zemërimi i Zotit

Xhani De Biazi ka folur për “Radio Bruno“, ku i riktheht Serisë A. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare vlerëson ekipin e Fiorentinës, të cilin e sheh të kapë Europën. Ndërkohë fjalë të mira shkojnë edhe për sulmuesin e violëve, Vlahoviç, të cilin do e ketë kundërshtar në tetor në ndeshjen mes Serbisë dhe Azerbajxhanit.

“Për fat të mirë, në këtë kampionat nuk ka hierarki të shkruara tashmë. Më pëlqen veçanërisht Milani, sepse është një ekip me shumë të rinj që rriten falë ekspertit Pioli. Ai po bën një punë të shkëlqyeshme.

Fiorentina? Për mua është një ekip i madh me një trajner të shkëlqyer. Përballë tij ai ka një element si Vlahoviç, që do ta gjej veten si kundërshtar në ekipin kombëtar brenda disa javësh. Fiorentina ka një shans të mirë të përshtatet në katet e larta të klasifikimit.

Ajo që më shqetëson më shumë është Vlahoviç, i cili është zemërimi i Zotit. Jo vetëm për golat, por për mënyrën sesi lufton, lëviz, sulmon thellësinë. Ai tashmë është një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *