“Kështu jam gatuar unë”! Trajneri i Partizanit e di se kur është koha për t’u larguar: Bëhen gati valixhet…

Partizani është duke kryesuar Superioren me trajnerin Kolela në këtë fazë të parë. Të kuqtë kanë shfaqur një formë të mirë dhe rezultatet po i japin të drejtë italianit. Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Kolela u shpreh se i merr vetë përgjegjësit e humbjes dhe nuk pret t’ia thonë të tjerët që kur është momenti për t’u larguar, valixhet bëhen gati kur mungojnë rezultatet.

“Pas kësaj faze të parë, i kam parë të gjithë skuadrat dhe jam i qartë se çfarë ndodh me rivalët. E rëndësishme është të vlerësosh ku je dhe kush janë të tjerët. E rëndësishme për mua është të njoh lojtarët dhe skuadrën time. Vendi i parë na bën të jemi të kënaqur, por duhet të punojmë dhe të rritemi më shumë. Sigurisht që ky nuk është maksimumi i Partizanit.

Mendoj se skuadra ka ende shumë për të përmirësuar. Edhe me respektin më të madh për kundërshtarët, shikoj lojtarët e mi dhe të rriten. Unë mendoj se trajneri është ai që duhet të marrin përgjegjësinë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe nuk ka rezultate, është trajneri ai që merr përgjegjësinë dhe merr valixhet. Për mënyrën si jam gatuar, unë preferoj që ta marr unë përgjegjësinë e humbjes”, tha Kolela. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online