Kështu bëhet! Mbappe pranon të vërtetën pas eliminimit: Doja të bëhesha kampion i Europës, por nuk isha i mirë, dështova…

Franca nuk arriti dot të fitonte kundër Spanjës dhe u eliminua nga Europiani në fazën gjysmëfinale. Pas humbjes, Mbappe nuk kërkoi asnjë justifikim por pranoi të vërtetën dhe e pa atë në sy.

“Në futboll, ose je i mirë ose nuk je. Unë nuk isha i mirë. Dështova në Europian. Doja të bëhesha kampion evropian…

Tani po shkoj me pushime, më duhet të përgatitem për një kapitull të ri në jetën time. Kam shumë punë përpara”, tha Mbappe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/