Sërish miqësore për Kastriotin e Laçin, që kanë luajtur shumë ndeshje këtë verë dhe sot pasdite kanë matur forcat në Krujë. Të dyja palët kanë ndryshuar shumë në javët e fundit, me përforcime të rëndësishme që kanë shtuar entuziazmin në kampet përkatës.
Laçi luan në Superiore, por në fund të sfidës fituese doli skuadra e drejtuar nga Samuel Nikaj.
Një ndeshje e fortë, me të dyja ekipet që kërkuan fitoren, por pas një starti pa raste të pastra, ndeshja u zhbllokua në minutën e 35-të, kur pas një ndërhyrjeje të Vatës u akordua penallti, shënuar nga Kabiru.
Në pjesën e dytë Laçi bëri shumë zëvendësime dhe loja pati ndryshim, por jo gol bardhezi, sepse golin e gjeti pikërisht Kastrioti, me Xhaferin në kundërsulm.