Kërnaja konfirmon një portier nga Vllaznia

Skuadra e Tërbunit është në kulmin e përgatitjeve verore.  Drejtuesit më të lartë të skuadrës bëjnë me dije, se janë 18-të futbollistë të cilët kanë hedhur firmën për sezonin e ri, të cilët zyrtarisht janë në planet e trajnerit Krepi dhe do të përbëjnë skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Drejtori teknik Oltion Kërnaja, i cili qëndron afër stafit teknik, por është i angazhuar edhe me merkaton, në një prononcim për “Sport Ekspres”, ka pohuar: “Tërbuni tashmë është një ekip solid. U bë më shumë se një muaj që ne kemi nisur përgatitjet. Janë afruar shumë lojtarë cilësorë, por edhe kanë qëndruar pjesa kryesore e titullarëve të sezonit të shkuar. Këto ditë presim të zgjidhim edhe problemet e portës dhe në bashkëpunim me klubin “Vllaznia” do të vijë në formë huazimi një portier nga Shkodra. Ndeshjen e parë e luajmë me Besëlidhjen. Dalëngadalë edhe përgatitjet tona do të përqendrohen tek sfida e parë e sezonit të ri futbollistik, ku të gjithë ne synojmë që të kemi një ekip solid dhe me pretendime për të kapur kreun. Konkurrenca është e madhe, madje në Grupin e Veriut skuadrat që duan elitën sa vijnë e shtohen, por unë kam besim se ne do t’ia dalim dhe do të jemi të parët në fund të garës”, – ka theksuar Oltion Kërnaja, drejtori teknik i skuadrës pukjane.   

Gani Pema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online