Jadon Sancho, Achraf Hakimi, McKennie, dhe Marcus Thuram ishin katër lojtarët e Bundesligës të cilët “festuan” në fundjavë. Më shumë se festë, në sytë dhe gjestet e tyre kishte një dedikim ndaj vrasjes së afro-amerikanit George Floyd. “Nuk marrë dot frymë”, “Drejtësi për George Floyd”, “Drejtësi për George” ishin disa nga mesazhet që lojtarët kishin përgatitur në shenjë sensibilizimi ndaj racizmit.
Por si duket federatës gjermane nuk i kanë lënë shije të mira veprimet e katër lojtarëve të cilët mbështetën protestat e Amerikës. Sipas mediave vendase federate ka nisur hetimi për sjellje sportive ndaj tyre dhe së shpejti priten edhe sanksionet megjobë ose dënim alternative sipas gjykimit. Ndonëse presidenti i federatës gjermane është shprehur kundër racizmit dhe pro mbështetjeve sensibilizuese, kjo nuk duket se do të shëpërtojë lojtarët që “festuan”. Një reagim mjaft i ashpër ka ardhur edhe nga tifozët gjerman të cilët bëjnë thirrje për tërheqje të hetimit për këtë rast./Sport Ekspres/