Sikur të mos mjaftonte skandali në futboll me përfshirjen politike, një tjetër rihapet nga deklarata e Erion Veliaj tek të “Të paekzpozuarit”. Kryebashkiaku i Tiranës do të shprehej se futbolli është i vetmi ishull i pakapur në audion e përgjuar, për të konfirmuar në heshtje se KOKSH u vendos në zotërim.
Në krye të KOKSH gjendet figura e njohur për sportin, Fidel Ylli, që erdhi nga PS. Megjithatë Fideli hoqi dorë nga pozicionet e tij dhe lidhjet politike për të qenë të pavarur, siç duhet të jetë.
Megjithatë Erion Veliaj ka folur sërish në emër të Partisë duke marrë meritat për medaljet e Briken Calja që u shpall kampion bote, vetëm në saj të aftësive personale.
“Në shumë sporte kemi bërë një super diferencë, shikoni se çfarë bëmë me peshëngritje në pak muaj punë, shikoni se çfarë bëmë me Luizën që doli në Mancester e 2, në pak muaj punë apo me përkushtimin me Izmirin, Brikenin dhe Erkandin në pak muaj punë”, tha Veliaj. /Sport Ekspres/