“Cantazaro-Palermo ishte më emocionuese se Milan-Juventus”, Adani: Ishte më e bukur ndeshja e Serisë C

Milani dhe Juventusi u ndalën në barazim 0-0, një barazimi që i mbajti të dyja skuadrat në pozitat ekzistente. Ndeshja ishte e një ritmit shumë të ulët, me të cilin rrallë herë jemi mësuar ta shohim sa herë që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën.

Ish futbollisti Daniele Adani ishte i pranishëm në një video konferencë në emisionin “BOBO TV”, ku ka ironizuar totalisht ndeshjen e “vakët” mes Milanit dhe Juventusit. Ai deklaroi se sfida e Serisë C mes Catanzaro dhe Palermos ishte më interesante se derbi i fundjavës.

“Jam duke parë ndeshjen ndeshjen e Serisë C, Catanzaro-Palermo dhe që në minutën e dytë pati një shtyllë. Që tani kjo ndeshje është më emocionuese se Milan-Juve.”- deklaroi duke qeshur ish mbrojtësi italian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online