Kërkon një sfidë të re në karrierë, Rraklli zbulon synimet si trajner: Dua të provoj veten në një ekip të ligës së lartë

Altin Rraklli ishte pjesë e emisionit “Botërori Katar 2022“, që transmetohet në “Ora TV“, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Gjermania. Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare ka treguar objektivin e tij për të ardhmen, teksa së shpejti synon të provojë veten si trajner në një ligë të fortë të futbollit.

“E ndjek futbollin me aq sa kam mundësi. Për momentin po merrem me gjëra të tjera jashtë futbollit. Gjithmonë duke i qendruar afër futbollit, sepse unë nuk rri dot pa atë. Shumë shpejt them që do vendos diçka, sepse dalëngadalë po na ikën mosha. Unë kam pikësynimin të drejtoj një skuadër. Të provoj veten time në një skuadër të ligës së lartë“, është shprehur Altin Rraklli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online