Armando Dobra është talenti shqiptar që po shkëlqen në Angli me klubin e Ipsëich. Madje në takimin e fundit ndaj Cardif U-23 do të shënonte një gol “alla Mesi”. Në intervistën e dhënë për “Sport Ekspres” gjatë ditës së djeshme, Dobra u shpreh se kërkon edhe ftesën e Shqipërisë A.
Vetëm para pak minutash, klubi i Ipsëich ka zyrtarizuar ftesën që i ka mbërritur lojtarit 19-vjeçar nga Shqipëria e Alban Bushit. Pikërisht në ndeshjen që do të zhvillohet në fundin e këtij muaji kundër Kosovës U-21, e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Padyshim një armë shtesë kjo për trajnerin e Shpresave, pasi zotëron një lojtar që mund të zgjidh ndeshjen edhe i vetëm. /Sport Ekspres/