Kërkojnë shërbimet e Strakoshës që në janar, presidenti i klubit anglez i ofron Lacios lojtarin në shkëmbim

Tomas Strakosha është kthyer në një emër shumë të lakuar sa i përket merkatos së transferimeve. Portieri shqiptar nuk është bindur për të rinovuar me Lacion për faktin se klubi zgjodhi që për më shumë se një sezon ti besonte vendin e titullarit Reinës. Me kontratën që skadon në qershorin e ardhshëm, bardhekaltrit duhet të bëjnë ç’mos që të përfitojnë financiarisht prej tij në janar.

Familja Pozzi, e cila ka në pronësi Udinesen dhe Ëatford-in, e ka marrë seriozisht transferimin e Strakoshës në Premier League. Për këtë arsye i kanë ofruar Lacios mbrojtësin Stryger-Larsen në këmbim të shërbimeve të portierit shqiptar, të cilin kërkojnë ta bëjnë pjesë të tyre që në muajin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online